Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se masat e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, për Kosovën janë pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja. Teksa përmendi tri kushtet e tij, shefi i ekzekutivit u shpreh se të njëjtat janë racionale e paqësore, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri shtoi se kërkesat e Vuçiqit janë bërë nga një dëshpërim dhe paraqesin një jo-racionalitet e nuk janë aspak paqësore dhe përkundrazi, siç tha ai, janë pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja siç u shpreh që pa dyshim nuk kanë vend në Kosovë as në rajon.
“Së pari duhet të flisni për tri kushtet që i kam vënë unë, e që janë kushte paqësore dhe racionale, do të thotë janë dorëzimi në autoritetet kosovare i Millan Radojiçiqit, është nënshkrimi i Marrëveshjes dhe është gjithashtu tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, e cila tha që nuk e pranon as pavarësinë e Kosovës, as ulësen në OKB për Kosovën dhe as nuk e respekton integritetin territorial të Kosovës. Ato tri kushte janë paqësore dhe racionale. Ndërkaq ato kërkesat e tij, masat e tij bëhen nga një dëshpërim dhe paraqesin jo-racionalitet e nuk janë aspak paqësore, por përkundrazi pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja që pa dyshim nuk kanë vend as në Kosovë”, ka deklaruar Kurti.
Kurti ka thënë se së pari duhet të flitet për tri kushtet që i ka vënë ai, e që janë kushte paqësore dhe racionale.
“Do të thotë dorëzimi tek autoritetet e Kosovës i Milan Radojçiqit, nënshkrimi i marrëveshjes dhe tërheqja e letrës së Bërnabiqit, e cila tha se nuk i pranon as pavarësinë e Kosovës, as ulësen në OKB për Kosovën, as nuk e respekton integritetin territorial të Kosovës”, tha Kurti.
Kurse për sulmin me koktej molotovi në veri të Mitrovicës, Kurti deklaroi se ata që e kanë bërë këtë krim do të ndiqen nga organet e Kosovës.
“Ka deklaruar tashmë Policia e Kosovës edhe ne do ta bëjmë sanimin e këtij dënimi. Ndërkaq, ata të cilët e bënë këtë krim me këtë koktej molotovi pa dyshim që do të ndiqen nga organet e Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurti, derisa nuk komentoi takimin e sotëm në Bruksel.