Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar hapjen e arkivave të shtetit serb me qëllim të zbardhjes fatit të personave të zhdukur, raporton Ekonomia Online.
Këto komente ai i bëri kur bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe familjarë të të zhdukurve vendosën kurora lulesh te Lapidari kushtuar këtyre personave të Kuvendi i Kosovës.
Sipas tij, pasi që të gjitha krimet në Kosovë janë kryer nën urdhërat e aparatit shtetëror edhe fati të të zhdukurve gjendet në arkivat e këtij shtetit.
Kurti shtoi se kjo çështje është kryefjala e dialogut me Serbinë dhe se nuk do të ketë të ardhme të qëndrueshme pa zbardhjen e fatit të tyre.
Ai u shpreh i bindur se do ta kenë prioritet këtë çështje dhe se do të jenë pranë familjeve të të zhdukurve.
“Në këtë ditë ka më shumë ankth se sa pikëllim, çështja e të zhdukurve është kryefjale nuk do të kemi të ardhme të qëndrueshëm nëse nuk adresojmë çështje e të kaluarës”.
“Serbia refuzon ët ballafaqohet unë bëjë thirrje në të gjitha tryezat, nga Serbia të kërkohet hapja e arkivave, ngase vrasje e shqiptarëve, gjithçka është bërë nga aparati shtetërorë”,
“…hapja e arkivave është përgjigja për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, do të jemi pranë familjeve dhe do ta kemi prioritet këtë çështje”.
Përderisa Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, në koordinim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë organizuar shënimin e 30 gushtit – Ditës ndërkombëtare për persona të zhdukur me një varg aktivitetesh.