Kurti kërkon sërish kohë shtesë për bisedime me partitë e tjera për presidentin

Prishtinë | 08 Gus 2026 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në nisje të seancës konstituive ka kërkuar sërish kohë shtesë për bisedime me kryetarët e partive të tjera për presidentin, raporton Ekonomia Online

Në nisje të seancës konstituive kur ai pritej të propozonte emrin për kryetar të Kuvendit, Kurti ka dalë me kërkesën për kohë shtesë.

“Marrëveshje politike nuk kemi ende prandaj për të evituar zgjedhjet e reja ju lus për kohë shtesë”, ka thënë ai.

Të ngjashme