Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka zhvilluar takim me deputetët e joshumicë, për të kërkuar nga ta mbështetje në formimin e qeverisë, raporton Ekonomia Online.
Deputeti i komunitetin egjiptian, Veton Berisha ka thënë para gazetarëve se Kurti u ka kërkuar që ta mbështesin atë në formimin e qeverisë.
“Me kërkesë të Albin Kurtit unë Hetem Arifi dhe Duda Balje që të kemi takim me të. Qëllimi i takimit ishte kërkesa e Kurtit për ta mbështetur atë në formimin e qeverisë. Patëm një takim në vazhdën e takimeve që kemi pasur më herët, megjithatë ne si 3 deputetë përcaktimi jonë është akoma i padefinuar dhe biseduam shumë çështje që janë me rëndësi të përfaqësimit tonë”, tha ai.
Berisha ka thënë se Kurtit i kanë kërkuar që ky komunitet të ketë një përfaqësues në qeveri. Ai ka thënë se atij i është kërkuar një post ministror.
“Kërkesa jonë prej fillimit ka qenë që ta kemi një përfaqësim ku komunitet kanë me qenë më aktive në vendimmarrje e sidomos komuniteti egjiptian ka kërkuar prej fillimit që ta ketë një përfaqësim në qeveri”, ka thënë Berisha.