Kurti: KosICT25 hap edicionin e 14-të, nxit inovacionin dhe transformimin digjital në Kosovë

Prishtinë | 10 Tet 2025 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur hapjen e edicionit të 14-të të KosICT25, ngjarja kryesore që shënon fillimin e muajit të inovacionit dhe teknologjisë “October Tech Kosova”.

Eventi po mbahet më 10–11 Tetor në TechPark Prishtina, duke mbledhur profesionistë, ekspertë, sipërmarrës dhe përfaqësues ndërkombëtarë për të ndarë ide dhe vizione për të ardhmen digjitale të vendit.

Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë për transformim digjital, shërbime më të mira publike dhe mbështetje për inovacionin.

KosICT organizohet nga STIKK në bashkëpunim me sektorin privat dhe publik, dhe këtë vit mbahet nën patronazhin e Zyrës së Kryeministrit. Në kuadër të October Tech, do të vijojnë edhe ngjarjet DokuTech dhe Growth Tank.

Të ngjashme