Kryeministri në detyrë, Albin Kurti edhe njëherë ka folur për paraqitjen e tij që pati në një diskutim me temë “Paqeruajtja në një udhëkryq: E ardhmja e misioneve të OKB-së dhe përgjegjësia globale” të mbajtur dje në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.
Ai nga aty ka ritheksuar se Kosova është shembull i mirë që fuqizimi i shtetit ka kaluar nga çlirimi dhe pavarësia te progresi demokratik.
“Kosova si histori suksesi e ndërhyrjes ushtarake humanitare ndërkombëtare, ishte në fokus të diskutimit “Paqeruajtja në një udhëkryq: E ardhmja e misioneve të OKB-së dhe përgjegjësia globale” të mbajtur dje në kuadër të Forumit të Paqes në Paris. Secili mision paqeruajtës në botë ka nevojë për vlera përveçse interesa të përbashkëta, si dhe lidership e objektiva specifike. Vendi ynë shërben si shembull i mirë që fuqizimi i shtetit ka kaluar nga çlirimi dhe pavarësia te progresi demokratik dhe zhvillimi ekonomik, për prosperitetin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Kurti teka ka publikuar edhe video nga ky diskutim.