Qeveria e Kosovës ka themeluar Komisionin e Posaçëm për Parandalimit e Coronavirusit, raporton Ekonomia Online.
Kryesuesi i tij do të jetë kryeministri Albin Kurti. Anëtarët e këtij komisioni janë: Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, zëvendëskryeministri Haki Abazi, ministri i Shëndetësisë Arben Vitija, ministri i punëve të Brendshme Agim Veliu, Ministri i Financave Besnik Bislimi, ministrja e Arsimit Hykmete Bajrami, ministri i Mbrojtjes Anton Quni, ministrja e Ekonomisë Rozeta Hajdari, ministrja e Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi.
“Themelimi i komitetit të posaçëm me këtë përbërje, kryesues unë si kryeministër, Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, zëvendëskryeministri Haki Abazi, ministri i Shëndetësisë Arben Vitija, ministri i punëve të Brendshme Agim Veliu, Ministri i Financave Besnik Bislimi, ministrja e Arsimit Hykmete Bajrami, ministri i Mbrojtjes Anton Quni, ministrja e Ekonomisë Rozeta Hajdari, ministrja e Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi”, tha ai.
Kurti tha se komisioni ka për qellim kontrollin e zbatimit të ligjeve për mbrojtje të konsumatorëve, të gjitha bizneset si farmacitë tjera, ku obligohen të operojnë sipas ligjeve në fuqi dhe të mos abuzojnë me çmime. Ai ka thënë se të gjitha institucionet janë të obliguara të bashkëpunojnë me komisionet.
“Të përgatiten objektet e nevojshme për vendosje të personave në rast të prekjeve, bizneset të kryejnë punën me ndër e përgjegjësi dhe institucionet të kryejnë punë e tyre. Në teren, të ketë komunikim me mediet publike dhe private për komunikim të qytetarëve për masat e ndërmarra por pa krijuar panik. Për realizimin e objektivave të parapara në këtë vendim kryesuesi mund të ftoj ekspert vendorë dhe ndërkombëtarë, komisioni i raporton qeverisë, kurdo që Qeveria kërkon një gjë të tillë”, tha ai.
Anton Quni propozoi që të në ketë komision të jetë edhe komandantibi FSK-së Rrahman Rama.
Rozeta Hajdari propozoi që të përfaqësohet edhe departamenti i rezervave shtetërore.
Pjesë e këtij Komisioni janë edhe Valon Presteshi, Fadil Kodra, Ilir Murtezaj, Rashit Qalaj, Ibrahim Xhaka, Valdet Gjinovci dhe Rrahman Rama. Po ashtu, në Komision do të jenë edhe përfaqësues të inspektoratëve.
Kurti tha se kjo tregon seriozitetin e Qeverisë ndaj situatës së krijuar pas përhapjes së Coronavirusit në botë, Evropë dhe rajon.