Kryeministri i Kosoves Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, kujtoi 580 vjetorin e Lidhjes së Lezhës, 2 mars 1444, e mbajtur në Kishën e Shën Kollit.
Ai tha se Kuvendi i Lezhës ishte një aleancë ushtarake dhe politike me “kapiten të përgjithshëm” Skënderbeun, që e faktorizoi Kryezotin e Arbërisë, duke e kthyer në prijës të një lëvizje të rezistencës antiosmane të cilës i priu me fitore të njëpasnjëshme betejash dhe sukses historik të pakrahasueshëm deri kur vdiq më 1468.
Sipas tij Historia e Kuvendit të Lezhës dhe trashëgimia politike e tij, na ofron shembullin se si jetësimi i idealeve politike, mbrojtja e vendit dhe e popullit, bëhen të mundura kur jemi të bashkuar dhe kur lidhemi me aleatë në aleanca të drejta.
Postimi i plotë: