Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar 77 qytetarët e vrarë në komunën e Vushtrrisë, në 19 vjetorin e rënies së tyre.
Kurti së bashku me nënkryetarin e Komunës, Besim Muzaqin me drejtorë e asamblistë komunal dhe me aktivistë të Lëvizjes bënë homazhe te varrezat ku ndodheshin edhe familjarët që i përkujtonin më të dashurit e tyre.
“Ne u kemi shumë borxh dëshmorëve e martirëve të cilët janë të vetmit që nuk i kanë borxh atdheut”.