Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Bukoshit.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në këtë ditë, 24 vjet më parë, oborri i shkollës në Bukosh u mbulua me gjakun e 25 burrave e djemve të rinj shqiptarë, të cilët u pushkatuan nga forcat policore të Serbisë vetëm pse ishin shqiptarë.
“I ekzekutuan pasi i ndanë nga kolona e banorëve të fshatrave të Suharekës, që i kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre. Dëbimi, vrasja dhe zhdukja me forcë e shqiptarëve ishte pjesë e projektit gjenocidal të Serbisë për shfarosjen e shqiptarëve, ‘Patkoi'”.
Kreu i qeverisë tha se kriminelët e luftës duhet nxjerrur para drejtësisë dhe se Kosova s’mund të falë e as të harrojë.
“Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe veprimet gjenocidale të kryera në Kosovë”, shkroi Kurti.