Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është lajmëruar nga kryeqyteti i Italisë ku edhe po merr pjesë në Kongresin e Partive Evropiane Socialiste.
Në këtë Kongres do të diskutohet në veçanti për zgjedhjet e qershorit në Bashkim Evropian.
“Së bashku, ne qëndrojmë për një Evropë sociale, demokratike dhe të qëndrueshme”, ka shkruar Kurti.
Në kongres shihet i pranishëm edhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.