Kurti lëshon dorën: Rriten pensionet, nga 120 do të bëhet 150 euro duke filluar nga nesër

Prishtinë | 31 Tet 2025 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se do të rritet pensioni prej 120 euro në 150 euro e që kjo do të bëhet qysh nesër, me 1 nëntor, raporton Ekonomia Online.

“Gjithashtu është i përfshirë edhe zbatimi i pagës bazë me 0.5 për qind për cdo vit përvojë pune. Prej dallim prej asaj që kemi pasë më herët, ku për 15 vitet e para zbatohej rritja vetëm 0.25 për qind për çdo vit përvojë pune. Kjo përkthehet në rritje shtesë për pagën e secilit që punon në sektorin publik, varësisht nga vitet e përvojës së punës. Ky buxhet për vitin e 2026, përfshinë edhe rritjen e pensioneve, shtesave për fëmijë, lehona, pagesave për të rinjtë dhe gratë që angazhohen nga super puna”, tregoi ai.

Kurti u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë buxhetin duke thënë se me Ligjin për Qeverinë, parashihet që Qeveria në detyrë mund të i marrë këto vendime.

Megjithëse jemi Qeveri në detyrë, përmes ligjit për Qeveri Kuvendi ka paraparë edhe në situata të tilla ku formimi i institucioneve mund të zgjasë më shumë sepse , shteti vazhdon funksionimin. Konkretisht paragrafi 5 i nënti 31 të Ligjit e parasheh se edhe qeveria e cila e ka përfunduar mandatin e plotë, mund të propozojë buxhetin vjetor para kuvendit sikurse që është përcaktuar në paragrafin 2, po të këtij neni. Prandaj, sot si qeveri përveçse po zbatojmë një detyrim ligjor për sa i përket respektimit të afateve për miratim të Ligjit buxhetit gjithashtu po kryejmë obligimin tonë si qeveri në detyrë që shteti të mos mbetet pa buxhet. U takon Kuvendit dhe të gjithë deputetëve nga të gjitha subjektet politike që këtë buxhet ta miratojnë para se të shkohet në zgjedhje të reja në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia e shtetit dhe të mos ndeshemi me situata ku shteti nuk ka buxhet të mjaftueshme”, tha ai gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Lajm tjetër ai dha edhe për propozimin për pagën minimale në 500 euro, që ka shkuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve.

“Përveç rritjes së pagave në sektorin publik kemi lajm të mirë edhe për sektorin privat. Sepse nga Ministria e Financave dhe Transfereve kemi propozimin edhe për rritjen e pagës minimale, rritje kjo që do të ndikojë rreth 150 mijë të punësuar. Ashtu siç kam premtuar ka lajme të mira edhe për pensionistët nga 120 euro do të bëhet 150 euro duke filluar nga muaji nëntor, që fillon nesër “, theksoi Kurti.

Të ngjashme