Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas shumë diskutimeve mbi çështjen e veri, sanksionin nga SHBA-ja e opsionin e zgjedhjeve të reja, është parë duke e lëshuar sallën e Kuvendit.
Kurti e lëshoi sallën pas replikave e kundër-replikave mes tij e dy krerëve të opozitës, Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku.
Ka qenë shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i cili me të marrë fjalën, pa kryeministrin duke dalë nga salla, e mes tjerash u shpreh “Kryeministër është mirë me nejt, me i dëgjuar deputetë mos me i ikë përgjegjësisë as këtu as për veri, prandaj kthehu ulu në karrige, se qashtu ke ikë edhe prej veriu”, tha ai.