Kryetari i VV-së, Albin Kurti ka folur para medieve për rezultatin në Zgjedhjeve Lokale të 17 tetorit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Kurti gjithashtu u shpreh se lista e 17 tetorit nuk krahasohet me atë të 14 shkurtit.
Sipas tij, Lista ku kanë qenë të përfshirë vetë ai, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryepalamentari Glauk Konjufca nuk bëhet edhe kush e di sa vite e dekada.
“Nuk mund të krahasohen listat nëpër komuna me ato të 14 shkurtit. Në atë listën tonë të përbashkët, në krye të listës kanë qenë tre njerëz që sot drejtojnë tri institucione”.
“Ajo listë është e pashembulltë, jo vetëm në Kosovën e pasluftës. Në atë listë ku Presidentja, Kryeparlamentari dhe unë jemi në krye, nuk ka aso liste më dhe kush e di sa vjet e dekada. Nuk mund ta krahasojmë atë listë me këto lista”, tha Kurti.
LEXONI EDHE: