Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni bëri një krahasim, duke thënë se mbështetja në Kosovë për BE-në është 94 për qind, në Serbi është 36 për qind.
Ai u shpreh se Kosova i ka vënë sanksione federatës ruse, ndërkaq siç u shpreh ai, Serbia as nuk po i mendon.
Ai u shpreh se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është i vështirë.
“Mbështetja në Kosovë për BE-në është 94 për qind, në Serbi është 36. Ne kemi vënë sanksione ndaj federatës ruse, Serbia as nuk po i mendon, nuk janë distancuar as nga Millosheviqi as nga Putini”.
“Pra, nuk është e lehtë për ne, dua të normalizojmë marrëdhënie dhe do ta bëja menjëherë këtë gjë, nëse fqinjtë e mi do të ishin çekët ose Republika e Çekisë, por normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është shumë më e vështirë. Mund të ndodh, sepse duhet të implementojmë këtë traktatin bazë që presidenti i Serbisë dhe unë jemi pajtuar në Bruksel, por që normalizimi në psikologji do të thotë mungesë e konfuzionit midis realitetit dhe fantazisë, e ky është një regjistër tjetër ku unë nuk mund të kontribuojë”, u shpreh tutje Kurti.