Kurti mbledh sot kabinetin e tij

Prishtinë | 14 Gus 2024 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në mbledhjen e ekzekutivit e cila pritet të fillojë në ora 10:00, në rend të ditës janë 24 pika, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ndër të tjera, sot do të bëhet shqyrtimi i Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës. Po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës.

Sot po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për subvencionimin e blerjes së teksteve dhe materialeve mësimore për vitin shkollor 2024/2025.

Ky është rendi i plotë i ditës:

Të ngjashme