Tashmë çdo deklarim i kryeministrit përbën veç absurdin e radhës. Krejtësisht i pakuptueshëm, i turbullt dhe me kundërthënie edhe brenda të njëjtave fjali.
Njëherë thotë se s’kam pse e njoftoi as KFOR-in e as dikë tjetër për operimin brenda territorit të Kosovës, sepse unë udhëhiqem nga ligji e Kushtetuta, dhe menjëherë në fjalinë tjetër thotë se po çuditet pse KFOR-i s’po flet për çfarë ka ndodhur dje me policët, sepse është përgjegjësi e tyre, përkundër se ajo çfarë ka ndodhur thotë se ka ndodhur brenda territorit të Kosovës.
Thotë se janë të vetëdijshëm se çfarë mund të përgatis Serbia, ndërsa nuk e shpjegon përse përkundër kësaj vetëdije në kufi me Serbinë agresore kanë dërguar patrulla me nga tre policë në moshë.
Në vend se t’i njoftoi ky ndërkombëtarët për situatën tha se ndërkombëtarëve u ka thënë se po pret ta njoftojë këtë KFOR-i.
Thotë se zgjedhjet në Veri kanë qenë të lira dhe demokratike, prandaj kryetarët e zgjedhur janë legalë, ndërsa në të njëjtën fjali tregon se si Serbia ka interferuar në zgjedhje përmes shantazheve ndaj serbëve, cka automatikisht nënkupton se zgjedhjet s’paskan qenë të lira e demokratike.
Thotë se e kanë shtri sovranitetin, rendin dhe ligjin në Veri, dhe më pas çështjen e ligjit dhe rendit në Veri e fut si pikë negociuese për në Bruksel në planin e tij për de-eskalim, cka nënkupton që aktualisht s’paska rend e ligj se ndryshe s’do të kishte nevojë ta kishte pjesë të planit.
Gati në secilën fjali mund t’i gjesh kundërthënie të tilla. Komplet i shthurur ai vetë e qeverisja e tij.