Kurti me Harrisin bien dakord për të eksploruar bashkëpunimin e mëtejmë Kosovë-Irlandë Veriore

Prishtinë | 29 Shk 2024 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehet i lumtur që u takua me Sekretarin e Shtetit të Irlandës Veriore, Chris Heaton-Harris në Kështjellën Hillsborough.

Me anë të një postimi në llogarin e tij në platformën X, kreu i qeverisë kosovare shkroi se si në Kosovë, ashtu edhe në Irlandën Veriore, qytetarët e të gjitha komuniteteve duan një shoqëri të sigurt, të begatë dhe të integruar.

“Ne ramë dakord për të eksploruar bashkëpunimin e mëtejmë ndërmjet Kosovës dhe Irlandës Veriore, veçanërisht në ekonomi dhe kulturë”, shkroi Kurti.

Të ngjashme