Kurti me Marrëveshjen e Ohrit e ka futur Kosovën në një rrugë qorre

Prishtinë | 29 Mar 2024 | 15:26 | Nga Dardan Molliqaj

Çfarëdo shkëmbimi e cilido anëtarësim që rezultat e ka Zajednicën sjellë më shumë dëme sesa të mira!

Kurti me marrëveshjen e Ohrit e ka futur Kosovën në një rrugë qorre, pa dalje e me shpejtësi të lartë. Thjesht, Zajednicën e ka bërë të pashmangshme dhe vetëm çështje kohe, jo çështje zbatimi.

I vetëdijshëm për murin drejt të cilit Kurti e ka nisur vendin, ai me propagandë po mundohet të bëjë të shkëmbyeshëm atë që nuk shkëmbehet. Këshilli i Evropës dhe Zajednica janë kategori tërësisht të ndryshme dhe prandaj, të mirat e njërës nuk i zhbëjnë dëmet e tjetrës.

Në fund të fundit, kur të përplasemi me Zajednicën, këmbë e duar të thyera, as Këshilli i Evropës apo cilido anëtarësim tjetër nuk mund të na shërojë sepse Kosova në tërësi do të jetë e cenuar dhe përbrenda e ndarë në dy!

(Autori është kryetar i Partisë Socialdemokrate)

Të ngjashme