Kurti me një postim “të zjarrtë” në Facebook: Epopeja e Jasharëve nuk fabrikohet dhe as kopjohet

| 26 Sht 2023 | 22:53 | Nga

Postimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në rrjetin social “Facebook” ku shkroi se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në takimin e 2 majit në Bruksel ka deklaruar se “Milan Radojçiqi do të jetë Adem Jashari i serbëve” ka aktivizuar qytetarët e vendit, kryesisht mbështetësit e Kurtit.

“Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shkruar që serbët në Kosovë kanë nevojë të çlirohen nga veglat terroriste të Serbisë.

“Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë.”, thuhet në postimin e Kurtit.

Për vetëm pak minuta, ky status i Kurtit ka marrë mijëra pëlqime, dhe ky numër vazhdimisht po rritet. Duket se Kurti e ka shfrytëzuar rritjen e ndjenjave nacionaliste pas “përballjes” së para dy ditëve në Banjskë për të kthyer “liket” që ishin zbehur kohët e fundit.

Të ngjashme