Është qartësisht e dukshme që Albin Kurti në raport me dialogun më shumë ka pasur dhe ka qasje paranojake, sesa qasje racionale.
Ai thellësisht po mendon që më shumë do të ndikoj në marrëveshjen me Serbinë duke qendruar në opozitè, se sa duke mbajtur pozita vendimarrëse.
Ai më shumë po dëshiron (në raport me dialogun) tè mbetet hero i fjalimeve, sesa njeri i vendimeve.
Ai nuk është as krejt i sinqert dhe as krejt parimor, kur po thotè se ka garuar në zgjedhje me reciprocitet dhe tani duhet të mbajë atè për shkak të premtimit. Ai ka garuar në zgjedhje edhe me 12 ministri, por i bèri pastaj 15, ai ka garuar në zgjedhje me 24 zavendesministra, por i bëri pastaj 35.
Kurti përfaqëson vlera që mundëson shpresë, por deshira e tij për t’u dukur më shumë hero e viktimë sesa lider duhet të ndryshojë.