Kurti me video-mesazh për votuesit: Informohuni për fletëvotimin dhe dilni në zgjedhje

Prishtinë | 27 Dhj 2025 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Lideri i VV-së, Albin Kurti, një ditë para zgjedhjeve ka bërë një provë.

Ai ka bërë një video duke tentuar të iu tregon qytetarëve se si duhet të votojnë nesër Lëvizjen Vetëvendosje.

Në videon që ka publikuar në profilin e tij në “Facebook”, ai shfaqet me një “fletëvotim” në duar duke e votuar VV-në.

“Le ta shohim si duket fletëvotimi nesër kur të shkojmë në vendvotime. Shihemi sonte, në 18:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Siguri dhe Begati – Mos lësho pe!”, ka shkruar në profilin e tij.

Të ngjashme