Kurti – mërgimtarëve: Regjistrohuni sa më parë për të votuar

Prishtinë | 06 Maj 2026 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka ftuar mërgimtarët që të regjistrohen për të votuar për zgjedhjet e 7 qershorit.

Përmes një videoje të publikuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Kurti tha se po i pamundësohet të punojë dhe se kundërshtarët e tij “në thelb nuk e respektojnë rezultatin zgjedhor”.

Kurti tha se procesi i regjistrimit të mërgimtarëve për të votuar këtë herë është “tejet i rëndësishëm”, ndërsa tha se ai është “në rrugë të drejtë” dhe se s’po ndalet “së punuari”.

“Të vetmet përgjigje ndaj votës qytetare, opozita e kishte bllokadën”, tha ai.

Kurti tha se provoi “gjithçka” për të mos pasur sërish zgjedhje.

“Provuam gjithçka. Ishim të vetmit që propozonim zgjidhje me seri ofertash që vendi të mos shkonte në zgjedhje. Refuzim se refuzim”, tha ai.

Kurti iu tha mërgimtarëve se “të gjithë ata që nuk mund të vijnë në Kosovë për të votuar fizikisht, duhet ta bëjnë regjistrimin sa më parë”.

Të ngjashme