Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të merr pjesë në vënien e gur themelit të tri projekteve në Podujevë, raporton Ekonomia Online.
Sipas agjendës së ditës së sotme, në Podujevë do të bëhet edhe vendosja e gurthemelit për ndërtimin e sallës sportive në Shkollën “Ali Ajeti”, fshati Sfeçël. Vendosja e gurthemelit të Qendrës së Kompetencës, fshati Livadicë (afër Fabrikës së Biberit), në vendin ku do të ndërtohet edhe Zona Ekonomike, si dhe vendosja e gurthemelit të Tregut të Gjelbër, Rr. “Zahir Pajaziti”, ish-Stacioni i vjetër i Autobusëve.