Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e mbajtur të Qeverisë u ka thënë ministrave se nuk kemi kohë për të humbur dhe mbledhjet e ekzekutivit mund t’i mbajnë edhe në këmbë, raporton Ekonomia Online.
Ai po ashtu ka kërkuar nga ta që sa më shpejtë të vijnë me vendimet e tyre.
“Ndoshta këtë mbledhje do të mund ta mbanim në këmbë, sepse vërtet nuk kemi kohë për të humbur sepse vendimet e rëndësishme që keni ju për të propozuar duhet të vinë sa më shpejtë në tavolinën time”, tha Kurti.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten ka miratuar projekt-rregulloren për fushat e përgjegjësisë së Zyrës së Kryeministrit dhe të ministrive.