Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të Forumit Ekonomik të Vjenës që po mbahet në Sofje të Bullgarisë

Prishtinë | 21 Pri 2024 | 19:37 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë hapëse të Forumit Ekonomik të Vjenës që po zhvillohet në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje.

Në fjalën përshëndetëse të tij, para të pranishmëve, ai theksoi partneritetin dhe miqësinë tonë me Bullgarinë, si dhe ndërmjet të gjitha vendeve anëtare të forumit.

Si mbështetës i këtij forumi, kryeministri tha se ne e njohim kontributin e rëndësishëm që ky organizim ka në bashkëpunimin rajonal, që shtrihet nga Adriatiku e deri në Detin e Zi.

Të ngjashme