Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar të Turqisë, organizuar nga ambasada e Turqisë në Kosovë.
Pas ceremonisë, kryeministri Kurti së bashku me zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla zhvilluan një takim të përbashkët me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin bisedoi për raportet ndërmjet dy vendeve dhe për zhvillimet e fundit në vend.
Në këtë organizim, të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri Mbrojtjes, Armend Mehaj, deputetë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe përfaqësues të ndryshëm të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.