Kurti na ka rrejtë që ka vendosur rend e ligj në veri

Prishtinë | 30 Nën 2024 | 00:28 | Nga Ardian Gjini

Askush në Kosovë nuk ka dilemë se Serbia ka interes ta destabilizojë Kosovën. Këtë e di edhe qeveria, edhe opozita edhe institucionet tona të sigurisë edhe shumica e qytetarëve.

Por, mbrojtjen e Kosovës, jetën e qytetarëve, pronën dhe infrastrukturën e vendit e kanë per detyrë ta bëjnë ata që e udheheqin vendin.

Kanë dështuar, sepse vendin armiqesor e njohin, nuk është dashur të befasohen.

Aq më tepër, me dhjetëra herë kane thënë që veriu është “çliruar’ nga bandat kriminale dhe terroristët.

Ne e dimë që Serbia është armiqësore, por qeveria jonë duhet të jetë në gjendje të ofrojë mbrojtje.

Ka dështuar.

Aq me keq, qeveria jonë e akuzon opozitën se po “gëzohet” për aktin terrorist. E turpshme!

Kurti e ka pushtetin e plotë, na ka rrejtë që ka sjellë rend e ligj në veri. Ky është dështim.
E tash po i akuzon të tjerët.

Të ngjashme