Kurti nderon 32 martirët e Kaçanikut: Nderimi i dëshmorëve është një kujtesë për rëndësinë e luftës

Prishtinë | 09 Pri 2025 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varrezat e 32 martirëve të luftës në Kompleksin Memorial në Kaçanik, raporton Ekonomia Online.

Ai vendosi lule pranë lapidarit të dëshmorëve, duke kujtuar sakrificat e tyre të lavdishme për lirinë e Kosovës.

Kurti theksoi se nderimi i dëshmorëve është një kujtesë për rëndësinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çmimin e lirisë që gëzojmë sot.


Të ngjashme