Kryeministri Albin Kurti është parë sonte në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’, duke ndjekur nga afër ndeshjen për Kupën e Kosovës.
Pikërisht në kohën kur dhe ishte paraparë që ai t’i priste në takim emisarët ndërkombëtarë për dialogun, takimi është shtyrë paraprakisht për 30 minuta.
Ai madje pas përfundimit të ndeshjes, u pa të ndante edhe medalje për lojtarët e fushës, ndërsa shoqërohej edhe nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Kujtojmë që takimi Kurti-Escobar-Lajçak, pritej të niste në ora 20.00 megjithatë ai u shtye për të nisur nga 20.30.