Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike ka pësuar një humbje të madhe. Sot asaj i ka vdekur babai. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë një konference të mbajtur bashkë me ministren Hajdari. Ai ka thënë se as kjo humbje nuk e ka ndalur ministren Hajdari në luftën kundër korrupsionit.
“Sot ministres Hajdari I ka vdekur babai, por ne jemi të vendosur në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Pas konferencës Rozetës i duhet të shkojë në Pejë për ta përgatitur ceremoninë e varrimit. Përkushtimi jonë është të luftojmë krimin dhe korrupsionin por kjo duhet të vazhdohet edhe në organet e tjera të shtetit”, ka thënë Kurti. .