Kurti në Bratisllavë flet për tensionet në veri, tregon qëndrimin e Kosovës

Prishtinë | 31 Maj 2023 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë sot në konferencën globale të sigurisë Globsec në Bratisllavë, ku ka folur për të ardhmen e Kosovës.

Gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve, Kurti ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje por se mbetet vetëm zbatimi i saj.

“Kemi marrëveshje me Serbinë vetëm se duhet ta zbatojmë. Implementimi mungon sepse Beogradi nuk dëshiron ta bëjë atë”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se katër kryetarët e komunave në veri japin dorëheqje sepse Beogradi u kërkoj atyre.

“Në Kosovë kemi pluralizëm politik. Nuk dua të besoj se mund të ketë demokraci pa pluralizëm politik, pa të drejtat e njeriut. Kjo parti e i shqelmoj të gjithë jashtë garës dhe në fund i bojkotuan zgjedhjet”.

Të ngjashme