Kurti në Gjakovë, përkujton dëshmorët Elton Zherka e Përmet Vula

Prishtinë | 11 Gus 2023 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Dëshmorët e kanë datën e rënies së tyre heroike që nuk është thjesht ditë e vdekjes, por është ditë e ndërrimit të jetës, që i dha jetë e liri popullit tonë. Kështu ka deklaruar kryeministri Albin Kurti në 25 vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve Elton Zherka dhe Përmet Vula.

Kurti i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar dhe deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, bëri sot homazhe dhe vendosi kurora me lule te varrezat e qytetit të Gjakovës, aty ku prehen përjetësisht “Yjet e Gjakovës”.

Pas homazheve, kryeministri kujtoi se Eltoni edhe Përmeti, kanë rënë në betejën e Junikut në ballafaqim të drejtpërdrejtë me forcat armike të Serbisë së bashku me Bekim Berishën dhe me Bedri Shalën.

Duke i lartësuar dhe nderuar figurat e tyre si patriot të paepur, të cilët do të na inspirojnë e do të na frymëzojnë përjetësisht, kryeministri tha se rënia e dëshmorëve “na e përkujton jo në çdo përvjetor, por çdo ditë se sa i lartë ishte çmimi që ka paguar populli ynë për çlirimin që u bë, e për lirinë që e gëzon”.

Të ngjashme