Kryeministrit Albin Kurti e ka vizituar shoqatën “Handikos” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Kurti ka folur për mundësitë, që sipas tij, Qeveria e tij ua ka ofruar këtyre personave duke përmendur Projektligji për njohjen e statusit, që tha se është në kabinetin e ministrit Hekuran Murati.
Madje tha se kanë punësuar 100 asistentë në shkolla, kanë ndarë 13 bursa për këta studentë dhe 500 mijë euro buxhet për vitin tjetër.
“Ne kemi shpallur vitin 2022 vit të personave me aftësi të kufizuara që nga ky vit çdo vjet të jetë më i mirë. Me këtë rast vlen të ceket se Projektligji për njohjen e statusit është na kabinetin e Hekuran Muratit dhe është në shqyrtim”.
“Librat duhet t’i bëjmë audio, libra në mënyrë që ata që janë të verbër të kenë qasje në libra. Zyra e kryeministrit ka ndarë mjete për printer ku do tu mundësohet qasja në secilin dokument. Pjesëmarrja e personave me aftësi të kufizuara në lojëra olimpike kemi ndarë 100 mijë euro për çdo vjet. Dhe në kuadër të kalendarit MAShT ka punësuar 100 asistencë për fëmijë me nevoja të veçanta dhe kemi ndarë buxhet 500 mijë për vitin 2023. Kemi ndarë bursa për 13 studentë me aftësi të kufizuara”.
Afrim Maliqi drejtori i “Handikosit”, e ka falënderuar Kurti për mbështetej, por që ka pasur një varg ankesash duke filluar nga mospërfshirja e fëmijëve në shkolla dhe kufizimi i mundësisë së lëvizjes.
“Kemi zhvilluar kalendarin duke përfshirë zyrën e juaj kryeministër ka të arritura e progres. E kemi pritur rritjen e numrit të asistenteve. Vetëm 12 % të fëmijëve me aftësi të kufizuara janë të përfshirë ne sistemin arsimor”.
“Mbete sfide qasja që mohon lëvizjen e lirë të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Faruku ka paditur komunën dhe ka fituar rastin për diskriminim në lëvizje të lirë. Shpeshherë ka edhe regres. Prandaj jam i lumtur që ju kemi prezent dhe gjithë këta anëtar të bordit që përballen me këto vështirësi”.