Kurti në Lubjanë, shmang intervistimin në Prokurorinë Speciale

Prishtinë | 16 Dhj 2024 | 10:19 | Nga Gzim Mujaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është paraqitur sot pranë Prokurorisë Speciale për intervistim si dëshmitar, pasi ndodhet në udhëtim jashtë vendit. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Liridona Kozmaqi, raporton Ekonomia Online.

Ajo gjithashtu theksoi se nuk është caktuar një datë e tjetër e radhës për intervistimin e Kryeministrit.

“Siç jeni në dijeni, Prokuroria Speciale përmes thirrjes së rregullt e ka ftuar kryeministrin Kurti për intervistim në cilësinë e dëshmitarit në një rast penal ku kjo Prokurori e ka nën hetim. Sot nga kabineti i kryeministrit Kurti PSRK është informuar se kryeministri  Kurti gjendet në udhëtim jashtë vendit dhe e ka të pamundur të paraqitet sot në Prokurorinë Speciale. PSRK-ka konform legjislacionit në fuqi do ta përgatis një ftesë tjetër për kryeministrin Kurti për një datë tjetër”, ka thënë ajo.

Të ngjashme