Pasi ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën si kreu i Qeverisë, Albin Kurti ka mbledhur kabinetin qeveritar, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, edhe pse i kanë karriget më shumë do të rrinë në këmbë, ngase i presin shumë punë.
Para kabinetit qeveritar, Kurti kërkoi që të jenë fleksibil dhe më afër qytetarëve.
Kurti ka thënë se kabineti i tij ka shansin për sukses, por që kërkoi nga ta më shumë punë.
”Ky kabinet është i qytetarëve dhe ne punojmë për ta. Energjia dhe entuziazmi i qytetarëve duhet të jetë motor për punën tonë dhe s’duhet të pushojmë derisa ta shpërblejmë qytetarin”.
”Më shumë do të rrimë në këmbë për shkak të punëve që na presin. Programi ynë është ambicionz aq sa janë pritjet e qytetarëve. Sytë e popullit tashmë janë tek ky ka binet qeverisës, rrjedhimisht tek secili prej jush. Do të ishte mirë që secili prej nesh të mësojmë përmendësh programin me LDK-në spese me të do të flem në mbrëmje e do të zgjohemi në mëngjes”.
”Ministri i Bujqësisë do të kalojë më shumë kohë me fermerët e Ministri i Shëndetësisë me mjekët dhe pacientët e të mos jepni urdhëra nga kolltuqet. Shanset për sukses i kemi të mëdha por duhet të punojmë. Partitë i kemi në Parlament e këtu punojmë si ekip”.
”Në këtë Qeveri do të jemi Qeveria e Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim dera ime është e hapur në çdo ditë në çdo kohë në çdo minut. Qëllimet i kemi të mira e dëshirat për suksese të mëdha”.
”Mbështetjen e gjeni tek unë, e tek njëri-tjetri e tek njëra-tjetra. Dhe jam i bindur që tashmë ky shans është i duhuri për të treguar shkathtësitë tuaja. Qeverisja jonë është pasqyrë në të cilën qytetarët e shohin vetveten le të jetë kjo një pamje të cilën ata duan ta shohin vazhdimisht”.
LEXONI EDHE: