Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me sekretaren organizative të VV-së, Vlora Haxhimehmetin, e kanë vizituar bashkëshorten e Rexhep Selimit në natën e dytë të Vitit të Ri.
Përmes një fotografie që ka postuar në llogarinë e tij, Albin Kurti ka uruar që Rexhep Selimi të lirohet nga burgu, njofton Klan Kosova.
“Me Vlorën, te Shqipja. Në natën e dytë të Vitit të Ri, urojmë të lirohet Rexha nga burgu. Dhe, i gëzohemi ditëve të mira nga qeverisja e drejtë pas zgjedhjeve të reja”.