Kurti në Pejë: Vetëvendosje është shpresa e këtij vendi

Pejë | 01 Qer 2017 | 13:38 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur ditën e dytë të fushatës zgjedhore në qytetin e Pejës. Me himnin kombëtar ka filluar tubimi në Pejë ku Kurti u prit nga qytetarë të kësaj ane.

Të pranishmëve ju drejtua nënkryetarja VV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, e cila tha se Vetëvendosje është shpresa e të ardhmes, raporton Ekonomia Online.

“Ne jemi shpresa, ne sot këtu me zemër e shpalosim ofertën tonë. Vetëm barazia sociale, shteti ku sundon rendi e ligji, ne vetëm aty mund të kërkojmë ndryshim dhe ai ndryshim vjen me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë ajo.

“Sot si asnjëherë, qytetarët i kanë dy zgjidhje, në njërën anë pushtetarët që janë ndarë në dysh dhe neve sepse s’ka kufi mes neve e popullit”, tha ajo.

Kandidati për deputet Ali Lajçi ka thënë se Kosova është administruar si më së keqi, me shëndetësi të shkatërruar e një shtet joligjor.

“Sovranizimi i Kosovës ka qenë bukur në rrezik me qeverisjen e kaluar. Ne jemi këtu sot që përkundër dy vendimeve që kanë PDK-ja e LDK-ja ta votojnë humbjen e territorit të Kosovës, por ne nuk mund të bashkëngjitemi me ta. Ne jemi për definim të Kosovës që ka një ecje historike. Rinia është bukuria dhe fuqia e një kombi”, ka thënë ai.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kandidat për deputet tha se më 11 qershor në vend që të zgjedhim ata që na e sollën vendin më këtë gjendje, “të zgjedhim atë forcë që është këtu”.

“Lëvizja Vetëvendosje është e të gjithëve dhe e Kosovës. LVV e vetmja që në programin e saj ka edhe pensionistin, qytetarin, punëtorin, gratë e të gjithë. Me 30 maj iu vazhdua mandati drejtorit të QKUK-së dajës prej njërit nga ‘Klani Pronto’ e këta po ma thonë ‘Fillimi i Ri’, çfarë ‘Fillimi i Ri’ ky me dajtë e njëjtë,Çfarë fillimi i ri me dajët e njëjtë?! Fillimi i Ri është Prishtina, ku qendrat e shëndetësisë familjare po funksionojnë, ku ka ujë 24 orë, ku fëmijët kanë edhe kifle edhe qumësht, ku banorët ndihmohen përkundrejt votuesve. Ky është fillimi i ri i Kosovës. Prandaj është e qartë kush do ta luftojë krimin dhe korrupsionin në Kosovë. VETËVENDOSJE! është e vetmja që do ta sjellë mirëqenien sociale, do të luftojë korrupsionin, të papunin do ta punësojë dhe të punësuarin do ta bëjë të mbrojtur”, ka thënë ai.

“Në asnjë mënyrë nuk do t’u frikësohemi këtyre kriminelëve që janë të vegjël. Jam krenar që jam karshi njerëzve të Vetëvendosjes”, tha ai.

I nominuari për kryeministër Albin Kurti tha se të gjithë janë bërë bashkë dhe ashtu po ecin drejt 11 qershorit, “drejt fitores së Pejës, së Kosovës dhe të gjithëve”.

“Qytetarët kanë nevojë për një qeveri të lëvizjes për një qeveri të Vetëvendosjes. Ne duam të qeverisim, sepse duam që të shërbejmë, duam të qeverisim sepse nuk duam ata të sundojnë. Vetëvendosja është mundësia, e Qeveria e Vetëvendosjes është garancia për të. Për çdo ditë e kemi pa diktaturën prej lartë. Kur fiton Vetëvendosja fitojnë qytetarët. Me VV në qeverisje, nuk ka krim e korrupsion. Në 18 vite pas luftës Kosova ishte shtet me deklarata…. Me VV vjen përmbajtja, vjen e drejta. Të korruptuarit duhet të dënohen e gjykohen me votën tuaj më 11 qershor”, ka thënë Kurti.

Sipas tij Vetëvendosje është shpresa e këtij vendi.

“Ligji Antimafia do të bëhet në Kuvend, do ta rrisim numrin e prokurorëve dhe gjykatësve, do ta shtojmë mbrojtjen për ta. Me VV merr fund terri i krimit, sepse fiton drita e drejtësisë”, ka thënë ai.

Kurti ka shtuar se do ta rrisin buxhetin, sepse do ta ndalin korrupsionin, do të rritet buxheti sepse investohet në ekonomi.

Kurti në takimin elektoral me qytetarët e Pejës, ka thënë se Vetëvendosje do të respektojë të drejtat e pakicave serbe në Kosovë, por sipas tij, ”jo se na e kërkon Beogradi”.

Po ashtu sipas tij Lëvizja Vetëvendosje do të respektojë edhe boshnjakët, turqit edhe romët si në institucione po ashtu edhe në socio-ekonomi.

Image may contain: 6 people, people standing, crowd, wedding and outdoorImage may contain: 13 people, people sitting, wedding and outdoorImage may contain: 2 people, suit and outdoorImage may contain: 7 people, people sitting, child and outdoorImage may contain: one or more people, crowd, shoes, child, wedding and outdoorImage may contain: 1 personImage may contain: 1 person, outdoorImage may contain: 1 person, textImage may contain: one or more people, crowd and outdoor

 

Të ngjashme