Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka kanë vizituar Qumështoren “Sharri”, raporton Ekonomia Online.
Kurti tha se është njoftuar me sfidat dhe problemet e kësaj kompanie. Ai ka bërë të ditur se kjo kompani nuk ka aplikuar për Pakon Emergjente.
Me tutje Kurti ka thënë se Kosova duhet të jetë gjithmonë pranë prodhuesve vendës.
“Sot e vizituam qumështoren ‘Sharri’ që është një biznes 20 vjeçar, i cili është ngritur me fuqi të veta dhe ka marr pozitë të rëndësishme në tregun e Kosovës nëpërmjet cilësisë dhe përkushtimit të pronarëve”.
“Në këtë mënyrë na njoftoi me planet e tij për investime në të ardhmen dhe sfidat që i ka pas. Për mu ishte befasuese që qumështorja ‘Sharri’ nuk e ka shfrytëzuar mundësinë në kuadër të Pakos Emergjente dhe gjithçka ka bërë me mundësitë e veta, shteti i Kosovës duhet të jetë para prodhuesve”.
“…ne jemi duke i liberalizuar masat për bizneset në përgjithësi e sidomos për fermerët sepse e dimë që tash është stina e tyre dhe hallka e parë do të jenë fermerët, hallka e dyte industria ushqimore dhe hallka e tretë rrjeti i marketeve”, tha Kurti.
Kurti nuk ka dashur të komentojë vizitat e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli dhe atij të AAK-së Ramush Haradinaj nëpër komuna.
I pyetur nëse kjo nënkupton një “fushatë elektorale”, ai ka thënë nga Prizreni se është kryeministër në detyrë dhe nuk i ndjek ata duke nënkuptuar për Veselin dhe Haradinajn.
“Për besë unë nuk i ndjek ata dhe s’di pse po më ngatërroni me ata. Unë jam kryeministër në detyrë”.
Veli Halimi pronar i qumështores “Sharri” tha se e kishin njoftuar kryeministrin lidhur me problemet që janë ballafaquar. Ai tha se nuk i ka rrezikuar ardhja e produkteve nga Serbia pas heqjes së taksës, raporton EO.
“Ne e falënderojmë kryeministrin që në këtë kohë na ka vizituar dhe ne biseduam për problemet tona dhe për mundësitë e investimet dhe Kurti besoj që do t’i ketë parasysh që shoqata jonë e qumështorëve ja ka than në zyre kryeministri”.
“Neve nuk ka rrezikuar fare ardhja e produkteve serbe sepse konsumatorët tanë janë vetëdijesuar”.