Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, para shumë qytetarëve ka paraqitur prioritetet qeverisëse të partisë së tyre, raporton Ekonomia Online.
Kurti para të pranishmëve tha se qeveria e këtyre vendimeve gjithë mundin do ia dedikoj vendimeve që e rrisin dinjitetin e shtetit ndërkombëtarisht.
Aty Kurti u zotua për krijimin e kushteve të punës, me krijimin e shumë standardeve të reja.
“Hapat e parë do i dedikohen zvogëlimit të shpenzimeve dhe posteve ministrore. Puna është koha më e madhe kolektive që secili fiton dinjitet dhe të drejta. Krijimi i kushteve për zhvillim e punë kërkon krijimin e standardeve të reja dhe këto standarde i plotësojnë mijëra profesionistë të lënë anash nga shteti. Qeveria e këtyre vendimeve mundin do ia dedikoj vendimeve që e rrisin dinjitetin e shtetit ndërkombëtarisht. Ne nuk i lejojmë monopolet e as uzurpimin e licencave publike. Pa vonesë do e fillojmë dialogun shoqërorë si qeveri e re me pakicat që jetojnë këtu me ne. Ne do qeverisim për shtetin zhvillimor shtetin e së drejtës dhe shtetin social”, tha Kurti.
Kurti u zotua se me qeverinë e tij mandati i plotë i FSK-së do të realizohet brenda 4 vjetëve e jo brenda 10 vjetësh.
“Erdhi dita pra që së bashku t’ia nisim ndryshimit. Shteti duhet ta sigurojë një ambient të barabartë duke hequr monopolet zhvatëse dhe duke bërë pagesat me kohë për ndërmarrjet që kryejnë punë të kontraktuara. Në këtë bashkërendim tonë prodhuesit vendorë do mbështeten në rritjen e cilësisë. Bashkatdhetarëve tanë do u ofrojmë partneritet të plotë për jetësimin e investimeve të tyre. Shteti nën qeverisjen tonë do ua sigurojë plotësimin e dinjitetshëm të punës. Do të sigurohemi të hartojmë një ligj të ri të punës që do përfshinë pushimin e lehonisë dhe atë prindërorë”.
“Funksionalizimin e plotë që e ka në mandatin e plotë, FSK do e realizojmë më shpejtë pra për 4 vjet dhe jo 10 vjet. Do e iniciojmë organizimin e obligimit të detyrueshëm ushtarak e civil për djemtë dhe vajzat. Do të mundësojmë banim të papërballueshëm për 4 mijë familje vetëm gjatë mandatit të parë të qeverisjes sonë. Për ata zyrtarë që humbim jetën gjatë detyrës do ua mundësojmë kompensimin familjes deri në moshën e pensionimit”, u shpreh Kurti, raporton EO.