Kurti në Reçak viziton familjen të cilës forcat serbe ia vranë babanë e motrën me snajper

Prishtinë | 15 Jan 2025 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas homazheve në Reçak, ka vizituar familjen Mehmeti nga ky fshat.

Kurti tha se forcat gjenocidale serbe vranë babain e Elhamiut, Bajramin dhe motrën e tij, Hanumshahen me snajper derisa po ngjiteshin pyllit.

“Elhamiu u mbijetoi plagëve. Ai është dëshmitar i gjenocidit serb dhe dëshmi e qëndresës së popullit tonë”, shkroi Kurti.

Bashkë me Kurtin për homazhe në 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut ishin edhe e para e shtetit, Vjosa Osmani dhe Ambasadori William Walker.

Të ngjashme