Kurti: Ne shpëtuam territorin dhe e ndalëm luftën

Prishtinë | 10 Sht 2016 | 16:14 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në takim me strukturat e këtij subjekti ka thënë se nëse Demarkacioni do të kalonte me një shtator atëherë trupat malazeze do të tentoni të futeshin në territorin e Kosovës dhe kjo nuk do të kalonte pa luftë.

Ndaj, sipas Kurtit, opozita edhe shpëtoi territorin edhe ndaloi luftën me fqinjët e Malit të Zi.

“Beteja jonë zgjati plotë një vit, derisa e ndalem qeverinë e Demarkacionit e të Zajednicës dhe kësisoj kemi korrur një fitore shumë të rëndësishme e të vlefshme. Po të kalonte Demarkacioni trupat e Malit të Zi ia kishin mësyrë Kuqishtës. Ne jo vetëm që e kemi ndalur Demarkacionin, por ne e kemi parandaluar edhe luftën. Jo vetëm që e kemi mbrojtur territorin, por e kemi parandaluar edhe luftën”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se ndalja e Demarkacionit e Asociacionit ishte e vështirë, por ajo u bë me insistencë të vazhdueshme të qytetarëve e opozitës.

“Insistimi është zgjidhja, këmbëngulësia është zgjidhja. Me protesta qytetare dhe padëgjueshmëri parlamentare, me peticion dhe aksione të tjera kemi arritur t’i shpëtojmë 8200 hektarë. Kjo është fitore e rëndësishme në një betejë të vlefshme”.

“Ne i kemi ndalur dy shtete në apetitet e tyre, Serbinë për Asociacionin e Malin e Zi për Demarkacionin. A e dini çfarë do të thotë të ndalesh dy shtete grabitqare për Opozitën, Është më shumë se ta rrëzosh një Qeveri”.

Shpend Ahmeti

“Po të ishin brengosur këta qeveritarë vetëm pesë për qind për territor të shtetit siç brengosen për pronat private, nuk do të kishim pasur probleme. Ata privatisht janë centripetal, ndërsa për tokat e Kosovës janë centrifugal”.

“Në Gjermani, presidenti ka vendosur të mos kandidojë prapë sepse nuk e ndjen veten se mund ta bëjë këtë gjë. Pra, atje e gjithë Gjermania i kërkonte që të mbetej president, ai thoshte jo. Në Kosovë, i gjithë vendi i kërkonte Thaçit që të mos bëhej president, ai thoshte që vetëm unë duhet të jem”.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në fjalën e tij para strukturave të këtij subjekti ka thënë se “regjimi”, siç e ka quajtur ai qeverisjen e vendit, po synon që ta spastrojë vendin nga shqiptarët.

Këtë ai e ka bërë duke theksuar mbajtjen në burg të aktivistëve të Vetëvendosjes, duke dhënë edhe shkakun, njofton Klan Kosova.

“Akuzat ndaj aktivistëve dhe mbajtja e tyre në burg ka për qëllim ndalimin e daljes të së vërtetës në shesh”.

Ymeri madje ka deklaruar se ata e kanë kthyer republikën kundër popullit.

“Klani Pronto dhe përkrahësit e tij e kanë shndërruar republikën në shtet kundër popullit. Viti i rezistencës ishte vit beteje mes konjukturës së korruptuar dhe qytetarëve që duan ta clirojnë atë”.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje, idetë dhe fryma e saj, nuk janë të kësaj kohe, por ato janë qëndrime e ide të kamotshme të popullit shqiptar e që sot po mbahen gjallë përmes Vetëvendosjes.

Ai ka thënë se ndjehet falënderues ndaj qytetarëve që rezistuan dhe luftuan Demarkacionin e Asociacionin dhe ka falënderuar edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes për vendosmërinë.

“Falënderoj të gjithë qytetarët që u bashkuan në këtë rezistencë në këtë qëndrim së bashku për ta arritur këtë fitore”, ka thënë Ahmeti.

“Falënderoj deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Sa herë kam thënë mos po ligët dikush, gjeth ka dalë dikush më i fortë. Secili prej deputetëve është i gatshme me hedhë gaz e mos të flasim për gjëra të tjera”.

Prandaj, ka thënë Ahmeti tani po shohim “shkelmat e fundit të një pushteti që po shkon”.

Të ngjashme