Kurti në Strasburg, do të marrë pjesë në takimin për Marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit

Prishtinë | 15 Mar 2023 | 08:14 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të martën mbrëma për në Strasburg të Francës.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, kjo vizitë e tij zyrtare do të jetë për të marrë pjesë në takimin e 10-të të Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit me Bashkimin Evropian.

Gjatë qëndrimit dyditor, kreu i Qeverisë do të takohet me deputetë dhe kryesues të grupeve kryesore politike të Parlamentit Evropian dhe Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.​

Të ngjashme