Kurti në telefonatë me Sarrazinin, theksohet rëndësia e zbatimit të marrëveshjeve

Prishtinë | 25 Maj 2023 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, të mërkurën mbrëma, ka zhvilluar një telefonatë me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Gjatë kësaj telefonate, është theksuar rëndësia e zbatimit të plotë, të shpejtë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

Pata një telefonatë shumë të mirë mbrëmë me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, për zbatimin e marrëveshjes së lëvizshmërisë të nënshkruar në kuadër të Procesit të Berlinit, dhe të Marrëveshjes Bazë & Aneksit në dialogun e Brukselit”.

“U theksua rëndësia e zbatimit të plotë, të shpejtë dhe të pakushtëzuar”.

Të ngjashme