Ish-shefi i Qeverisë, njëherësh deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se kërkesa e Kryeministrit Albin Kurti, për diskutim në Kuvendin e Kosovës të premten lidhur me ecurinë e deritanishme të dialogut është shtruar gabimisht
Hoti nëpërmjet një postimi në Facebook tha se Raporti i dorëzuar nga Qeveria për deputetët përmban listën e marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut teknik të viteve 2011-2017.
Tutje, ai shtoi se Dialogu në Bruksel tanimë nuk është teknik, por është për marrëveshjen përfundimtare për njohje të ndërsjellë dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve fqinje.
“Është tepër me rëndësi të kemi qëndrim të qartë nga Qeveria për këto çështje dhe të ndërtojmë konsensusin e nevojshëm politik dhe shoqërorë për të përmbyllur këtë proces tani kur është krijuar momentumi i nevojshëm dhe kur ekziston qëndrimi i qartë i partnerëve kyç në kuadër të BE-së dhe i SHBA-së”, shtoi ai.
Postimi i Hotit në Facebook:
Kërkesa e Kryeministrit për diskutim në Kuvendin e Kosovës të premten lidhur me ecurinë e deritanishme të dialogut është shtruar gabimisht. Raporti i dorëzuar nga Qeveria për deputetët përmban listën e marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut teknik të viteve 2011-2017.
Dialogu në Bruksel tanimë nuk është teknik, por është për marrëveshjen përfundimtare për njohje të ndërsjellë dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve fqinje.
Kryeministri të premten duhet të raportojë në Kuvend për qasjen e tij në këtë proces të ri dialogu: