Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, së bashku me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës-FSSHK si edhe Sindikatën e Policisë së Kosovës-SPK kanë , kanë njoftuar se nesër do të mblidhen Këshillat Drejtues ku do të diskutojnë situatën aktuale, nëse pagat nuk merren me Ligjin e ri të Pagave, se cilat do të jenë veprimet sindikale duke respektuar fuqishëm zërin e anëtarësisë të cilën përfaqësojnë.
Përfaqësuesit e tri Sindikatave nesër do të takohen me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në orën 13:00. Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla.
Ky është postimi i plotë:
Në takimin e sotëm të krerëve të tri sindikatave pas konsultimeve të brendshme është marr vendim që punëtorët e të tri sindikatave presin implementimin e Ligjit të Pagave gjegjësisht marrjen e pagave me Ligjin e ri i cili ka hyrë në fuqi me 01.12.2019. Të tre Këshillat Drejtësues nesër do të mblidhen dhe do të diskutojnë situatën aktuale, nëse pagat nuk merren me Ligjin e ri të Pagave, se cilat do të jenë veprimet sindikale duke respektuar fuqishëm zërin e anëtarësisë të cilën përfaqësojnë.
Lusim palët e interesit që mos të bëjnë presion mediatik në Gjykatën Kushtetuese e njëherë shfrytëzojmë rastin ta ftojmë spektrin politik që të gjejnë zgjidhje që punëtorët në fund të këtij viti t’i marrin pagat ashtu si është pritur