Kurti nga dega që i takon: E kemi pasë gjithmonë të qartë se si shteti bie në binarë

Prishtinë | 12 Sht 2019 | 20:27 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur tubim me qytetarët e lagjes Dodona dhe Muhaxherëve.

Kandidati për kryeministër nga kjo lëvizje, Albin Kurti ka shfaqur nostalgji për shkollën në të cilën ai e përfundoi filloren pasi që aty po mbahej ky organizim.

“Me siguri që 6 tetori nuk është i rëndësishëm vetëm për zhvillimin ekonomi dhe luftimin e korrupsionit por edhe i rëndësishëm për zhvillim të arsimit si hallka më e rëndësishme”, ka thënë Kurti, njofton Klan Kosova.

“Ne e kemi pasur gjithmonë të qartë se si shteti të bie në binarë. E para është shteti i së drejtës, zhvillimi social dhe ekonomik”.

Kurse kryetari i degës së VV-së në Prishtinë, Arben Vitia, i cili theksin e vuri te ikja e qytetarëve =nga vendi që sipas tij ka ndodhur për shkak të pushteteve të deritanishme.

“Mjekët e infermierët që u larguan, nuk u larguan që patën dëshirë, por sepse nuk arritën të gjejnë punë. E ata që patën punë nuk patën kushte të punës”, është shprehur Vitia.

Tubimi i sontëm ka nisur me gjysmë ore vonesë pasi që Kurti ka qenë në udhëtim nga Gjermania për në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme