Sot trupi gjykues liroi nga masa e paraburgimit dy deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Donika Kadaj Bujupin.
Shpallja e aktgjykimit për këta dy do të bëhet me 3 janar, shkruan Indeksonline.
Kurti menjëherë pas lirimit ka shkuar drejt në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai në një foto që po qarkullon në internet shihet me deputetin tjetër të Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, babai i të ndjerit Astrit Dehari, Avni Dehari dhe disa aktivistë tjerë.