Kurti: Nga java e ardhshme mësimi online 8 orë në ditë

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

​Kryeministri në detyrë Albin Kurti së bashku me Ministren në detyrë të Arsimit, Shëndetësisë, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajramin vizituan Shkollën Model “Qamil Batalli”, mësuesit e arsimtarët dhe stafin vullnetarë i cili po e realizon mësimin online.

“Si Qeveri jemi shumë të kënaqur me punën që po bëhet. Nxënësit tanë kanë mundësinë e marrjes së mësimit nga një ekip shumë mirë i përgatitur. E gjithë kjo punë e madhe po bëhet vullnetarisht”, tha Kurti.

Sipas tij, nga java e ardhshme mësimi do të filloj 8 orë në ditë.

“Tani për tani nxënësit mund të marrin mësimin në gjuhën shqipe, turke dhe atë boshnjake. Visuri Corona në vendin tonë kryesisht po luftohet nga vullnetarët. Mobilizimi i tyre në çdo fushë na jep shpresë për shprehinë e punës dhe solidaritetin shtetëror që po e ndërtojmë”, shtoi ai.

​ 

Të ngjashme