Kurti nga selia e BIK-ut: Një shoqëri e një komb duhet të jetë bashkë me njëri tjetrin

Prishtinë | 16 Qer 2024 | 09:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në nder të festës së Kurban Bajramit ka vizituar kryemyftiun e vendit, Naim Tërnava në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës.


Ai i shoqëruar nga ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i shëndetësisë Arben Vitia, ministri i mbrojtjes dhe sigurisë Ejup Maqedonci,ministri i kulturës, rinisë dhe sportit Hajrullah Ceku, uroi të gjithë besimtarët musliman Kurban Bajramin dhe duke theksuar se kjo festë kujton rëndësinë e gadishmërisë për sakrificë, raporton Ekonomia Online.

Në mesazhin e tij, Kurti ka thënë se shoqëria e një kombi duhet të jetë bashkë njeri tjetrin.

“E falënderoj nga zemra myftiun e bashkësisë islame të Kosoves,Naim Tërnaven për këtë mikëpritje të ngrohtë, ua uroj edhe njëherë Kurban Bajramin edhe kolegëve të tij e të gjithë besimtarëve, qytetarëve të vendit tonë shqiptarëve kudo që janë. Kjo festë na e rikujton edhe rëndësinë e sakrificës mbi të gjitha rëndesinë e gadishmerisë. Kurban Bajrami është festë të cilën të mirat materiale i ndajmë me të afërt, miqët, fqinjët e gjithashtu edhe me ata që janë të varfer e nevojtarë, e paralelisht me këtë ndajmë edhe kohë e dashuri.

Ai gjithashtu e falendëroi edhe Bashkësinë Islame të Kosovës, në krye me myftiun Tërnava për rolin e tij tradicional dhe historik që ka luajtur për të mirën e qytetarëve.

Të ngjashme